Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Si pasojë një person e ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi ai.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Rasti po hetohet nga hetuesit e trafikut”, theksoi Gashi

Related Posts