Ferizaj- Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Mirosalë të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.

“Sot, më 22.06.2025, rreth orës 12:15, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një person brenda veturës, për të cilin fillimisht nuk dihej nëse kishte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar emergjenca, njësia e zjarrfikësve dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor”, tha Veseli.

Zëdhënësi tha se orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç.

Ai shtoi se pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli.

Related Posts