Një person ka vdekur dhe katër kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Sekiraçë të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një traktori.

Ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor

Related Posts