Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit Bekim Mehmeti dhe Qëndrim Marevci, të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale që kanë të bëjnë me fajde dhe shpëlarje parash.
Masa e paraburgimit për të dy të pandehurit do të jetë në kohëzgjatje prej një muaji, filluar nga sot.
IndeksOnline raporton se 46-vjeçari Bekim Mehmeti akuzohet për fajde, shpëlarje parash, falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe kanosje.
Ndërkaq, 33-vjeçari Qëndrim Marevci, akuzohet për shpëlarje parash.