Mëngjesin e sotëm në rrugën “Flaka e Janarit”, pranë Xhamisë së Llapit në Prishtinë një person është gjatur pa shenja jete.
Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Flaka e Janarit’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës, mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” ka deklaruar Ahmeti.
Ajo shtoi se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese.