Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar një zyrtar policer të Stacionit Policor në Fushë Kosovë.
Suspendimi i tij vjen pas hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Sulm”,
Incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë kurse zyrtari policor i përfshirë si i dyshuar në këtë rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, thuhet në njoftim.






















