Të pamposhturit e Superligës së Kosovës në Basketboll do të përballen sonte në kuadër të javës së gjashtë.

Bashkimi-GO+ Peja është derbi i kësaj xhiro i cili luhet sonte. Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore nga pesë ndeshje, treguar formë shumë të mirë në garat e elitës.

Të dy skuadrat hyjnë për fitore dhe të vazhdojnë të jenë të pamposhtura në ProCredit Superligë.

Bashkimi garon në grupet e FIBA Europe Cup, derisa GO+ Peja në grupet e Ligës ENBL, duke dëshmuar se skuadrat kanë nivel të lartë të organizimit dhe suksesit.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe të shtunën mbrëma në Prizren.

Vlen të ceket se java e gjashtë do të hapet me duelin interesant ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Borës, sonte nga ora 17:00. Therandasit kanë një fitore e katër humbje, derisa prishtinasit janë e vetmja skuadër pa fitore, ku pësuan në katër ndeshje.

Trepça – Rahoveci 029 do të ndeshet të dielën në Mitrovicë. Kampionët e Kosovës kanë dy fitore e dy humbje, kurse ‘Vreshtarët’ dy fitore e tri humbje.

Kjo xhiro do të mbyllet me duelin ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës. Kuqezinjtë kanë një fitore e katër humbje, derisa bardhekaltrit tri fitore e dy humbje.

Superliga-Java 6

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli-Bora

19:00 Bashkimi – GO+ Peja

E diel

17:00 Trepça – Rahoveci 029

19:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

Related Posts