Kur bëhet fjalë për një gjumë cilësor, të gjithë e dimë se çfarë duhet të shmangim para gjumit – përdorimin e telefonave dhe konsumimin e alkoolit dhe kafesë. Megjithatë, ka disa ushqime që duhet të shmangni t’i hani në orët para gjumit.

Dietologia Frances Ralph i tha Metro.co.uk se është më mirë të ndaloni konsumimin e çokollatës në orën 3 të pasdites.

“Mund të mendoni se një ose dy çokollata të zeza pas darkës janë një ushqim i shëndetshëm plot me antioksidantë, por ato mund të sabotojnë gjumin tuaj në heshtje”, tha ajo.

Përveç kafeinës, çokollata e zezë përmban teobrominë, një stimulues më pak i njohur që ju zgjon. Rreth 20 gramë çokollatë e zezë mund të ofrojnë të njëjtën sasi kafeine sa një filxhan i vogël çaji jeshil, dhe teobromina mund të qëndrojë në sistemin tuaj për gjashtë deri në tetë orë, që do të thotë se do të stimulojë sistemin tuaj nervor shumë kohë pasi të bini në gjumë.

“Nëse ju pëlqen çokollata, shijojeni më herët gjatë ditës, idealisht para orës 3 të pasdites, kur trupi juaj mund t’i zbërthejë këta stimulues pa ndikuar në ciklin tuaj të gjumit”, këshillon ajo.

Frances zbuloi një tjetër ushqim “të habitshëm” që ka një efekt të keq në gjumë. Janë salcat me bazë domatesh. Ato shkaktojnë refluks acidi.

Related Posts