Ejup Maqedonci, koloneli që ka shërbyer për më shumë se dy dekada në mbrojtjen e Kosovës, tani kërkon të përfaqësojë qytetarët në Kuvendin e Kosovës me numrin 17 nga rradhët e Vetëvendosjes. Si Ministër i Mbrojtjes, ai ka modernizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke sjellë dronët turq dhe raketat amerikane Javelin, duke e forcuar kapacitetin mbrojtës të vendit.
Maqedonci po shihet edhe si njeriu që bëri revolucion në Ushtrinë e Kosovës me dronët turq e raketat amerikane Javelin, e pak ditë më parë u prit në Shtëpinë e Bardhë nga krerët më të lartë të sigurisë amerikane.
Nga lufta në radhët e UÇK-së e deri te strukturat më të larta të sigurisë, Maqedonci ka dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm. Me përvojë ndërkombëtare në trajnimet më prestigjioze ushtarake dhe me vizion të qartë për të ardhmen e sigurisë së Kosovës, ai tani synon të sjellë këtë përvojë në politikë.
Me nr. 17, Ejup Maqedonci është zgjedhja për një Kosovë më të sigurt dhe më të fortë.