Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Noizy dhe Era Istrefi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor – këngën “Kitty”, një super bashkëpunim që pritet të dominojë listat muzikore këtë verë.

Kënga vjen me një ritëm të fuqishëm, energji të lartë dhe një videoklip shumë kreativ e provokues, që reflekton stilin e dyshes dhe frymën bashkëkohore të tregut ndërkombëtar. “Kitty” është një miks perfekt i zhanreve urbane me elementë modernë që e bëjnë projektin tërheqës për të gjitha moshat.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë artistët, duke ruajtur autenticitetin e tyre, ndërsa produksioni është realizuar nga Pllumbbeatz, një emër i njohur për prurje cilësore në industrinë muzikore shqiptare.

Related Posts