Tash e sa kohë, Noizy është duke punuar në albumin e tij të ri – Icon.

Para disa javësh, reperi kishte njoftuar se albumin do ta publikojë më 1 maj.

Por, artisti tani ka një tjetër mënyrë publikimi.

Ai thotë se albumin e ka gati, por që më 1 maj do të publikojë këngën e parë të albumit, e më pas çdo javë do të publikohet nga një këngë.

“Dhe pas 4 javësh do të dalë i plotë në të gjitha platformat. A jeni gati për listën e këngëve?” shkroi reperi.

Related Posts