Vendimin për tërheqje ajo e bëri publik me anë të një postimi në llogarinë e saj në në Facebook.
“Sot, në ditën e fundit të vitit 2025, po e përmbylli një kapitull të rëndësishëm që për mua ka qenë e gjithë jeta ime deri më tash, po e përfundoj karrieren time si sportiste.Une jam rrit dhe kam marr frymë me sportin e xhudos dhe jom e lumtur qe e kom jetu andrrën teme”, shkroi Gjakova.
Ajo shprehu mirënjohje për 23 vjetët e kaluar në këtë sport, duke falënderuar familjen për mbështetjen e vazhdueshme, trajnerin Driton Kuka për rrugëtimin si dhe shtetin e Kosovës për nderin që i dha ta përfaqësonte në arenën ndërkombëtare.
Për përfundimin e karrierës së sportistes ka shkruar edhe trajneri i saj, Toni Kuka.
“Faleminderit Nora. Kampionja Olimpike sot zyrtarisht përfundoj karrierën e saj!Mirënjohës për punën,mundin e sakrifficën për gjithë Kombin Shqiptar!”






























