Bora Zemani
Bora Zemani ka folur hapur në Grida Duma Podcast për mëmësinë, dëshirën për një vajzë dhe ndjesitë e saj si nënë e një djali.
Në një rrëfim të sinqertë, ajo tregoi se gjatë shtatzënisë me Arborin kishte shpresuar të sillte në jetë një vajzë, si një motër që vetë e ka kërkuar gjithmonë.
Edhe pse shumë e lumtur që Arbori erdhi në jetë si djalë, Bora pranon se ideja që ai të mos ishte vetëm e ka prekur emocionalisht. Ajo shpjegon se sot kjo ndjesi është zbutur, pasi Arbori ka një vëlla nga ana e babait, por dëshira për të pasur edhe një vajzë mbetet ende e fortë.
“Duhet motra, për Arborin, por edhe për qejfin e mamit,” thotë Bora, duke shtuar se vetë e ndjen veten “komplet mami çuni”.
Në bisedë me Gridën, ajo ndalet edhe te frika që e shoqëron ideja e të qenit nënë e një vajze. Bora pranon se nuk e di si do të sillej me një gocë, pasi nuk e ndjen natyrshëm mënyrën e përkëdheljes dhe komunikimit që zakonisht lidhet me vajzat.
Madje ajo zbulon se, nëse do të ketë një shtatzëni tjetër, nuk do të dëshironte të mësonte gjininë e fëmijës deri në momentin e lindjes. “Nëse është djalë, di ta bëj shumë mirë. Nëse është vajzë, do ishte një lumturi shumë e madhe, por prapë më frikëson,” shprehet ajo.
comment
























