Dusan Vlahovic largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.
Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, po monitoron nga afër situatën e sulmuesit serb Dusan Vlahovic te Juventusi, ndërsa e ardhmja e lojtarit mbetet e paqartë.
Emri i Vlahovicit është kthyer sërish në qendër të vëmendjes në Serie A, me Milanin dhe Interin që kanë shfaqur interesim konkret për sulmuesin serb.
Sipas raportimeve nga Italia, Marotta po vlerëson një operacion tipik të stilit të tij: afrimin e një lojtari të nivelit të lartë me parametra zero.
Juventusi ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Vlahovicin.
Negociatat janë të vështira dhe diferencat mes palëve mbeten të mëdha, duke lënë të hapur çdo skenar për të ardhmen e lojtarit.
Situata pritet të zhvillohet në muajt në vijim, ndërsa Interi mbetet në pritje, gati të veprojë në momentin e duhur.
























