“Nuk më ka dashur kurrë, e gjitha ishte një lojë” – Xheneta rrëfen raportin me Gjestin

Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me këngëtarin, i cili është një nga banorët e Big Brother VIP 4.

E ftuar në emisionin “Big Brother Fan Club”, Xheneta deklaroi se Gjesti nuk ka pasur asnjëherë ndjenja të vërteta për të dhe se gjithçka ka qenë një lojë nga ana e tij.

“Unë mendoj se Gjesti nuk më ka dashur kurrë. E gjitha ka qenë një lojë. Para Big Brother-it kishte një lidhje, pastaj papritur dashurohet me një tjetër. Edhe unë mund të them që jam e dashuruar, por veprimet e tij kanë qenë ndryshe.” – u shpreh ajo.

Xheneta tregoi gjithashtu se kishte shpresuar që Gjesti ta priste jashtë shtëpisë dhe se ndihet e zhgënjyer nga mënyra se si ai ka trajtuar situatën mes tyre.

“Gjërat që duhej t’i thoshte mua, duhet t’i thoshte në mënyrë transparente, jo vetëm publikut. Ai ishte i lidhur me mua, jo me publikun.”

Ndërsa nuk e quan drejtpërdrejt tradhti, ajo theksoi se ndjehet e mashtruar dhe se Gjesti duhej të sqarohej me të përpara se të bënte deklarata publike.

Ky reagim i saj ka shkaktuar shumë diskutime mes ndjekësve të Big Brother VIP, duke e shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth historisë së tyre të përfolur.

 

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
Parashikimi i motit për të premten, 14.03.2025
Ngjarjet e dates 14 Mars

Ngjarjet e dates 14 Mars

March 14, 2025
Zeka: Kurti ka frikë të madhe ndaj Thaçit

Related Posts