Numërimi i votave të diasporës po shkon drejt fundit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka mbetur vetëm edhe një kuti pa numëruar nga votat me postë në Prishtinë.
Nga përditësimi i fundit del se kandidati i VV-së Hajrullah Çeku i ka marrë 476 vota, ndërsa, Përparim Rama i LDK-së 240.
Derisa ai i PDK-së Uran Ismaili, ka marrë 103 vota nga mërgimtarët apo 11.88 për qind të votave.
E ndërkaq te rezultati i përgjithshëm kur janë numëruar 99.63 për qind e votave, Rama i ka 35 mijë e 430 vota, Çeko 34 mijë e 856 vota, Uran Ismaili 29 mijë e 71 vota.