Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura me postë, ku të dhënat e para tregojnë një epërsi masive të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas përditësimit të fundit të orës 18:50, janë procesuar 47 nga 92 njësive (vendvotimeve) të votave me postë, që përbën 51.09% të totalit

Nga numërimi i deritanishëm, Vetëvendosje ka marrë 72.09% të votave, ose e përkthyer në numra absolutë, 9 mijë e 653 vota.

E dyta renditet LDK me 10.43%, e treta PDK me 8.55%, AAK e katërta 5.65%.

Related Posts