Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, zhvilloi një takim me Ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm presidencial për misione speciale të SHBA-së dhe Drejtor i Përkohshëm Ekzekutiv i Qendrës Kennedy.

Gjatë takimit, Zeka theksoi rëndësinë e diskutimeve mbi perspektivat për rritje ekonomike dhe përforcimin e angazhimit ekonomik të Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe rajon.

Ai vlerësoi rolin kyç të ambasadorit Grenell në arritjen e Marrëveshjes së Uashingtonit në vitin 2020, një moment historik që kontribuoi në promovimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

AmCham Kosovo Executive… – American Chamber of Commerce in Kosovo | Facebook

Related Posts