Ora e Kijametit që simbolizon sa afër është zhdukja e njerëzimit është zhvendosur 89 sekonda përpara  mesnatës, nga 90 sekonda që ishte një vit më parë në atë koha më e afërt që prej kohës kur ky koncept u paraqit nga shkencëtarët në vitin 1947. Buletini i Shkencëtarëve Atomikë me bazë në Çikago të Shteteve të Bashkuara deklaroi se kërcënimet bërthamore, këqpërorimi I mundshëm I përparimeve biologjike dhe inteligjencës artificiale si dhe ndryshimet Klimatike ishin faktorët kryesorë që treguan se Bota po i afrohet gjithnjë e më pranë orës së Kijameti. Daniel Holz, kryetar i Bordit të Shkencës dhe Sigurisë së Buletinit, tha se masa e fundit ishte “një paralajmërim për të gjithë liderët botërorë”.

Ora e Kijametit ishte 7 minuata larg mesnatës kur ajo u krijua në vitin 1947. Buletini i Shkencëtarëve Atomikë në deklaratën e tyre thane se zhvendosja e orës me një sekondë më pranë mesnatës është një sinjal I ashpër për mbarë njerëzimin. “Për shkak se bota është tashmë në mënyrë të rrezikshme afër greminës, një lëvizje qoftë edhe e një sekonde të vetme duhet të merret si një tregues i rrezikut ekstrem dhe një paralajmërim i pagabueshëm se çdo sekondë vonese në ndryshimin e kursit rrit probabilitetin e katastrofës global, tha Daniel Holz. Ai paralajmëroi se lufta e vazhdueshme në Ukrainë – tani duke iu afruar kufirit tre-vjeçar që nga pushtimi i plotë i Rusisë – “mund të kthehet ne nje lufte bërthamore në çdo moment për shkak të një vendimi të nxituar , per shkak te njeaksidenti ose per shkak te llogaritjeve te gabuar”. “Konflikti në Lindjen e Mesme kërcënon të dalë jashtë kontrollit në një luftë më të gjerë pa paralajmërim”, thuhet me tej  në deklaratë.

Paneli i shkencëtarëve tha gjithashtu se “prognoza afatgjatë për përpjekjet e botës për t’u marrë me ndryshimet klimatike mbetet e dobët, pasi shumica e qeverive dështojnë të miratojnë financimin dhe iniciativat e politikave të nevojshme për të ndaluar ngrohjen globale”. Në arenën biologjike, “sëmundjet e shfaqura dhe të rishfaqura vazhdojnë të kërcënojnë ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë e botës”.

Buletini i Shkencëtarëve Atomikë gjithashtu paralajmëroi se “një sërë teknologjish të tjera përçarëse përparuan vitin e kaluar në mënyra që e bëjnë botën më të rrezikshme” nepërmjet përhapjes se dezinformatave dhe teorive te konspiracionit. Sipas Buletinit te Shkencetareve Atomike me baze ne Çikago, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia  “kanë fuqinë kolektive për të shkatërruar qytetërimin”, duke shtuar se të tre kombet “kanë përgjegjësinë kryesore për të tërhequr botën nga buze gremines”.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Moti sot

Moti sot

April 16, 2025
Ngjarjet e ditës: 17 prill 2025
Arsenali s’ndalet as në Madrid, siguron gjysmëfinalen

Related Posts