Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë.
Në emër të FFK-së, klubeve pjesëmarrëse në gara edicion të mbarë u dëshiroi kryetari i Komisionit të Garave Abdyl Bellopoja, i cili njëherësh kërkoi nga ato që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtje të garës.
Këtë edicion Liga e Parë do të jetë unike, pasi do të marrin pjesë 18 skuadra.
Orari i Xhiros së Parë në Ligën e Parë:
Prizreni –Trepça 89
Trepça –Istogu
Ramiz Sadiku –2 Korriku
Vëllaznimi –Feronikeli
Besa Pejë –Vushtrria
Kika –Kek-u
Suhareka –Vjosa
Dinamo –Tefik Çanga
Rilindja –Liria
Sezoni i ri fillon me datë 16 gusht, xhiro e parë zhvillohet me 16 dhe 17 gusht 2025.