Donald Trump dhe Kamala Harris po luftojnë për çdo votë në ditën e fundit të fushatës për presidencialet e 5 Nëntorit. Mes takimeve intensive me zgjedhësit, kandidatja demokrate premtoi se do të angazhohet për të zgjidhur një çështje globale me ndjeshmëri të lartë mes zgjedhësve amerikanë.
“Si presidente, do të bëj gjithçka kam në dorë për t’i dhënë fund luftës në Gaza”.
Ndërsa rivali i saj republikan hodhi sërish dyshime se demokratët po përpiqen që të manipulojnë rezultatin e zgjedhjeve. Sipas tij, kjo është e dukshme që me rezultatet e sondazheve si në rastin e Iowa, një bastion i republikanëve ku të Dielën, Harris rezultonte në krye.
“Ata nxorën një sondazh të rremë. Mendoni, pikërisht para zgjedhjeve unë qenkam 3 pikë më poshtë. Unë nuk jam në disavantazh në Iowa… Ky është një vend i kërrusur, por ne do ta drejtojmë.
Deri më tani në zgjedhjet e hershme kanë votuar mbi 75 milionë zgjedhës, gati gjysma e votuesve të presidencialeve të 2020-ës kur pjesëmarrja shënoi rekordin e dy dekadave.