Botës së muzikës i mungoi mbi një dekadë, por tani këngëtari Orli Zhubi duket t’i ketë karikuar mirë bateritë.
Kësisoj, ai së fundmi publikoi këngën “Mallëngjim” – një projekt shumë emotiv, baladë dedikuar gruas së tij të ndjerë.
Zhubi, i cii ka përfunduar studimet master në degën e Solo Këndimit në Akademinë e Arteve në Prishtinë, publikoi së fundmi edhe këngë të tjera.
Megjithatë, në “Mallëngjim”, ai bashkëpunoi me miqt nga Akademia e Arteve – teksin ia besoi Valentina Maculës, kurse muzikën dhe aranzhimin, Afrim Maculës.
Gjithashtu, në këtë projekt morën pjesë edhe instrumentistë të tjerë, të shquar, si Astrit Stafa, Arzie Jusufi, Hekuran Hoxha dhe Edon Marashi.