Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë u mbajt Darka tradicionale e Lamës, në prani të ambasadorëve të vendeve mike, si dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe të jetës shoqërore.

 

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Presidentja Osmani theksoi se toka është rrënja që mban çdo komb të bashkuar dhe dëshmia më e qartë se puna dhe përkushtimi sjellin begatinë dhe suksesin. Presidentja Osmani kujtoi se kjo Darkë është nismë e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe njëkohësisht shprehje e urtësisë së tij se kombi forcohet me punë, dije dhe dashuri ndaj tokës që na ushqen.

 

Më tej, Presidentja Osmani vuri në pah sukseset e prodhimeve vendore që tashmë njihen edhe jashtë Kosovës, si ajvari i grave të Krushës, verërat e Rahovecit e Suharekës, si dhe rrushi, mjalti, frutat, çajrat, e shumë produkte të tjera, duke theksuar se këto produkte nuk janë vetëm mallra ekonomike, por edhe tregim i punës, pasionit dhe përkushtimit të njerëzve të Kosovës.

Në përmbyllje, Presidentja theksoi se Darka e Lamës është më shumë se një festë e bereqetit është një moment reflektimi dhe falënderimi për punën, bashkimin dhe shpirtin e mirënjohjes që e karakterizon popullin e Kosovës.

Related Posts