Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për jetë të dinjitetshme dhe përkrahje ndaj ëndrrave të fëmijëve, në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

“E ardhmja jonë si shoqëri matet pikërisht nga mënyra se si i trajtojmë fëmijët tanë. Kjo nënkupton më shumë investime në arsim, më shumë mbrojtje nga dhuna, më shumë përkujdesje për shëndetin e tyre, më shumë dashuri dhe mundësi për secilin prej tyre, në mënyrë që të ëndërrojnë dhe t’i përmbushin ëndrrat e tyre”, ka thënë ajo në manifestimin e organizuar për këtë ditë.

Osmani ka përmendur arsimin cilësor, fëmijërinë e lumtur, ambientin e sigurt dhe jetën me dinjitet, si elemente kyçe për stabilitet social.

“Kujdesi ndaj fëmijëve nuk është vetëm detyrë prindërore apo institucionale, por është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve dhe shoqërisë sonë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka përmendur mundin e ambasadorit William Walker, i cili ngriti zërin për masakrën e Reçakut për arenën ndërkombëtare, duke i shpëtuar mijëra fëmijë shqiptarë. Ajo uroi datëlindjen e tij, i cili ka pikërisht në këtë datë.

Related Posts