Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë sot në inaugurimin e memorialit në Vrellë të Istogut, me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.

Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani shprehu nderimin e thellë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e vlerësuar sakrificën e tyre të paçmuar për lirinë që gëzojmë sot.

“Në Ditën e Çlirimit të Istogut, përkulem me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot,” ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.

Ajo theksoi rëndësinë e memorialit në Vrellë të Istogut, duke e cilësuar atë si një vend të kujtesës dhe një themel të shtetit tonë, si dhe një simbol të sakrificës që nuk do të harrohet kurrë.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!” ka përfunduar presidentja Osmani në postimin e saj.

Related Posts