Sot dhe nesër, Prishtina do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Para nisjes së këtij organizimi madhor, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nën patronazhin e së cilës po mbahet ky organizim, i ka pritur edhe pjesëmarrësit e kësaj konference.

Forumi do të nis sot, më 2 qershor, dhe do të zgjasë deri të martën, më 3 qershor. Ai do të mbledhë mbi 150 folës nga më shumë se 45 vende të botës, të cilët do të marrin pjesë në më shumë se 30 panele diskutimi.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë këtyre ditëve “Prishtina bëhet vendtakimi i zërave nga e mbarë bota, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për ‘Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë’”.

Related Posts