Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim të enjten të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati.

Osmani ka pranuar një letër nga presidenti amerikan Donald Trump duke vlerësuar atë si mike të vërtetë.

Në këtë linjë, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e tij dhe për fjalët e fuqishme mbi partneritetin me Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e presidencës, Osmani rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur për të punuar ngushtë me Presidentin Trump në thellimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta strategjike.

Po ashtu është folur edhe për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja Osmani vlerësoi lart lajmin të cilin ia ka komunikuar javën e kaluar Zëvendëssekretari amerikan Christopher Landau për vazhdimin e Kompaktit të MCC-së në Kosovë, si një hap që do të ndihmojë ndjeshëm zhvillimin afatgjatë dhe strategjik të sektorit të energjisë, si dhe zhvillimet pozitive në aspektin e integrimit të Kosovës në peizazhin digjital global”.

Related Posts