Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot nënën Ferdonije në shtëpinë muze të familjes Çerkezi në Gjakovë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka deklaruar se sot është 26-vjetori i rrëmbimit të dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb të bashkëshortit dhe 4 djemve të nënës Ferdonije.

“Bashkë me Nënën Ferdonije takuam edhe nënat e tjera të Gjakovës të cilat kanë humbur të dashurit e tyre nga krimet makabre të Serbisë”.

“Eshtrat e dy djemve të Nënës Ferdonije janë gjetur, teksa fati i bashkëshortit dhe dy djemve të tjerë vazhdon të mbetet peng. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar. Dhimbjen e ka shndërruar në forcë, stoicizëm dhe në kauzë për drejtësi”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka shtuar se dhimbja dhe kauza e nënës Ferdonije, janë të të gjithëve, janë të gjithë Kosovës.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1195623315255539?ref=embed_post

 

Related Posts