Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve.
Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin SHBA-Afrikë, mbajtë fjalim dhe zhvillojë takime me homologë afrikanë. Edhe në Teksas, do të takohet me krerët e shtetit, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues shtetërorë amerikanë.