Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është pyetur nga mediat në lidhje me buxhetin e tri komunave, Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut.
Ajo ka thënë se ka kërkuar nga partitë që të mblidhen dhe ta votojnë atë.
“Kam kërku nga partitë të mblidhen dhe ta votojnë buxhetin, për këto komuna ka qenë pikë e veçantë, por kanë vendosur mos të jenë të pranishëm. Një gjë e tillë është e lejueshme, nuk është e kundërligjshme, pasi një gjë të tille e kemi votu edhe në Qeverinë Hoti”, ka thënë Osmani për Klan Kosova.
Komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut janë të zhytur në borxhe pasi që nuk e kanë votuar në Kuvende Komunale, buxhetin për vitin 2025
Ky buxhet nuk është votuar as në Kuvendin e Kosovës, pasi që nga partitë opozitare është konsideruar e jashtëligjshme dhe nuk kanë marrë pjesë fare në seancën e thirrur nga deputetët e VV-së.
Nga sot, në Komunën e Prishtinës është pezulluar puna e linjave të Trafikut Urban, kjo pasi punëtorët e këtyre kompanive kanë deklaruar se janë pa paga tash e gjashtë muaj.
Të njëjtit kanë protestuar sot fillimisht para Komunës së Prishtinës, ndërsa me të parin e kësaj Komune, Përparim Ramën kanë protestuar edhe para Qeverisë së Kosovës.
Rama i ka kërkuar takim kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit që të bëhet një zgjidhje për qytetarët e Prishtinës.
























