Përfaqësues të OVL të UÇK-së, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, me rastin e 28-vjetorit të sulmit të dytë që Serbia kreu ndaj familjes Jashari.
Gjatë homazheve u nderua sakrifica e familjes Jashari dhe u kujtua qëndresa e tyre si simbol i luftës çlirimtare dhe i lirisë së Kosovës.
























