Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, në emër të OVL UÇK-së, ka marrë fjalën para Kuvendit, ku po protestojnë për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit.

Jashari e quajti idiot Gashin, ndërsa e kritikoi ashpër Kuvendin e Kosovës për ‘degradim të skajshëm’.

“Degradimi i skajshëm ndodhi edhe me Kuvendin, ku në vend që të nxjerrë ligje në mbrojtjeve të vlerave të luftës së UCK dhe vet luftës, ky Parlament, përveç që i fyu, financoi një idiot për të zhvilluar dhe bërë ekspozitë, duke shtrembëruar, në përpjekje për të shtrembëruar historinë.”, tha Jashari.

Ai ka përmendur se kryeministri Albin Kurti, ndonëse mbante simbolin dhe flamurin kombëtar, kishte në kabinet një këshilltar që sipas tyre “fyente dhe përpiqej të degradonte luftën e UÇK-së”.

Para mediave, veterani tha po ashtu se: “Dimal Basha ka bërë punime shkencore për ta dëmtuar dhe për të shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe për t’i dhënë konotacion tjetër luftës sonë. Degradimi i mëtutjeshëm është se brenda kësaj Ministrie, kemi ministren Gërvalla e cila publikisht ka deklaruar se bashkëpunon dhe ka bashkëpunuar me shpifje dhe intriga që të dënohen krerët e UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë e cila në mënyrë tinëzare ka bashkëpunuar me Listën Serbe dhe me kriminelin Milan Radoiçiq për t’i goditur veteranët”.

Related Posts