Sulmuesi brazilian është kthyer shpejt në një “forcë disiplinore” plot humor te Lyon pas huazimit nga Real Madrid, me një video virale nga stërvitja që tregon 19-vjeçarin duke pritur shokët që mbërrijnë me vonesë dhe duke u kërkuar gjobë prej 100 eurosh.
Në pamje, Endrick shihet me krahët e kryqëzuar, duke kontrolluar orën dhe duke treguar nga sahati teksa lojtarët vijnë me vonesë.
Kur përballen me të, ai u thotë me vendosmëri: “Do të paguani, nuk ka justifikime”.
Sulmuesi është përshtatur menjëherë me jetën në Francë, duke lënë përshtypje pozitive si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Ai ka folur me tone pozitive për ambientin e ri, duke vlerësuar strukturën dhe intensitetin te Lyoni si faktorë që e kanë ndihmuar të përshtatet shpejt.
Në fushë, shifrat flasin qartë: Endrick ka realizuar tre gola dhe ka dhënë një asist në vetëm katër paraqitje, duke u shndërruar shpejt në një kërcënim serioz në sulm dhe duke dëshmuar pse Real Madridi investoi kaq shumë tek ai që në moshë të re./






























