Ishte viti 2017, kur Agim Veliu, fitoi për herë të pestë mandatin për të udhëhequr me Komunën e Podujevës.
Por, ani pse kishte ende mandat si udhëheqes i llapjanëve, Agim Veliu dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës me 6 shkurt të vitit 2020.
Arsyeja ishte për shkak që Veliu, kishte vendosur të bëhej ministër i Punëve të Brendshme, në qeverinë që udhëhiqej nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.
Por, çka ndodhi më pas?!
Me 18 shkurt të po të njejtit vit, kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti, mori vendim për ta shkarkuar Veliun nga pozita e ministrit.
Kurti e arsyetoi shkarkimin e Veliut me deklaratën e këtij të fundit që duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona.
Atë kohë Qeveria e Kurtit kishte dalur kundër këtij propozimi.
Pas shkarkimit të Veliut filluan edhe qarjet në koalicionin Vetëvendosje-LDK.
Çarje këto që quan deri në inicimin e një mocioni mosbesimi nga vet LDK ndaj Qeverisë ku ishin pjesë e saj.
Nga ky mocion u rrëzua edhe Qeveria Kurti,saktësisht me datë 25 mars 2020.
Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti në Kosovë kishte debate se a duhet të shkohet në zgjedhje të reja apo jo.
Përveç Lëvizjes Vetëvendosje që kërkonte zgjedhje, partitë e tjera donin zgjidhje tjetër që nuk dërgonte në zgjedhje, duke thënë që nuk ka kushte për zgjedhje për shkak të pandemisë.
Mundësia për formimin e Qeverisë iu dha LDK-së, pasi që ishte e dyta me rradhë në rezultatin zgjedhor të vitit 2019.
LDK e formoi Qeverinë Hoti në bashkëpunim me AAK-në dhe NISMA-n.
Në këtë Qeveri pozitë mori edhe Agim Veliu, i cili u kthye në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Për shkak të dorëheqjes së Veliu, Podujeva shkoi në zgjedhje të reja për kryetar komune më 29 nëntor 2020.
Në këto zgjedhje fitoi kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi kundër kandidatit të LDK-së Nexhmi Rudari.
Më 21 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese ka dalur me vendim që Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese dhe e dërgoi vendin në zgjedhje të reja.
Me rënien e Qeverisë Hoti, pozitën e ministrit e humbi edhe Agim Veliu.
Veliu në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidoi për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe pas rezultateve përfundimtare doli që edhe ka fituar mandatin që të jetë deputet i legjislaturës së tetë.
Por pavarësisht se Veliu e fitoi mandatin e deputet, ishte LDK që pësoi debakël në këto zgjedhje.
LDK fitoi vetëm 12.73% apo 15 ulëse në Kuvend, teksa Vetëvendosje ka fituar 50.28% të votave apo 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Pas rezultatit zgjedhor të LDK-së, ka dhënë dorëheqje kryetari i kësaj partie Isa Mustafa.
Më 14 mars u mbajtën Kuvendi Zgjedhor i LDK-së ku kryetar i LDK-së u zgjodh Lumir Abdixhiku.
Ajo që ra në sy ishte se pas zgjedhjes së Abdixhikut në krye të LDK-së, Veliu i cili ishte nënkryetar i Isa Mustafës nuk u rizgjodh në këtë pozitë.
Veli i cili nuk u zgjodh në pozitën e nënkryetarit tani më nuk ka mundur të jetë as pjesë e kryesisë së LDK-së.
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Agim Veliu ka fituar 11.813 vota sipas rezultateve të certifikuara nga KQZ.
Tani Veliu ka mbetur pa e udhëhequr një komunë relativisht të madhe, siç është Podujeva, pa udhëheqje të ndonjë ministrie dhe pa qenë faktor kyq në vendimarrjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.