Përpos që nuk i la mediat të jenë të pranishme në Kuvendin Zgjedhor, e as nuk ju dha hapësira një kundërkandidati të Agim Ademit, Federata e Futbollit të Kosovës e ka prekur kulmin.
Shtëpia e futbollit kosovar i ka ndalur edhe komentet e njerëzve në faqen zyrtare të Facebookut të saj.
Duke e pasur parasysh se kishte kontestime nga shumëkush që e konsideroi këtë Kuvend si të parregullt dhe të jashtëligjshëm, FFK-ja i ka ndaluar komentet në faqen e saj në Facebook, nga frika se mund të ketë komente fyese apo kritika nga tifozët.
Agim Ademi e fitoi sot mandatin e dytë në krye të institucionit më të lartë të futbolli kosovar në Kuvendin e kontestuar.
15 delegatë e bojkotuan Kuvendin, ndërsa të pranishëm në të ishin 43 delegatë, 42 prej tyre e votuan Ademin për kryetar. /Gazeta Express/