Ka filluar ceremonia e varrimit Jahja Mustafa, babait të Salih Mustafës, i cili vdiq ditën e djeshme.

Salih Mustafës, nuk iu lejua nga Gjykata Speciale për ta vizituar babain e tij, ndonëse e kishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga Specialja thanë se se Mustafa kërkesën e ka dorëzuar, të hënën më 22 dhjetor.

“Gjyqtari mori në shqyrtim kërkesën të hënën, më 22 dhjetor. Po atë ditë, u lëshua një vendim që kërkonte informacione të mëtejshme, i cili u dha të martën, më 23 dhjetor. Në kohën kur babai i z. Mustafa ndërroi jetë, ende duheshin paraqitur parashtresa të mëtejshme te gjyqtari i vetëm”, u tha në përgjigje.

Nga OVL-UÇK kanë shprehur shqetësim për refuzimin e një vizite humanitare, për Salih Mustafën.

“Ky vendim i pashpjegueshëm dhe johuman përbën një shkelje të rëndë të parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe të çdo standardi minimal të humanizmit. Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe nuk ka ekzistuar asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në ndonjë proces gjyqësor. Refuzimi i një kërkese të tillë humanitare nuk ka as bazë ligjore dhe as morale”, ka shkruar OVL-UÇK në reagim.

Related Posts