Simone Inzaghi nuk ka ndërmend të marrë drejtimin e Al-Hilal, ka raportuar gazetari Gianluca Di Marzio.

Trajneri italian është i përqendruar tërësisht te Interi dhe synon të përfundojë sezonin me sukses në krye të skuadrës.

Inzaghi është i kënaqur me situatën te klubi zikaltër dhe nuk planifikon të pranojë oferta nga klube të tjera, përfshirë ato nga Arabia Saudite.

Ai ka vendosur të mos diskutojë të ardhmen e tij apo rinovimin e kontratës deri pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, më 31 maj në Munich.

Më herët La Gazzetta dello Sport raportoi se Al-Hilal i kishte ofruar një kontratë prej 20 milionë eurosh në vit.

Megjithatë, refuzimi i Inzaghit ka bërë që klubi saudit të kërkojë alternativa të tjera për stolin.

Në listën e Al-Hilal tani përfshihen emra si Marco Silva i Fulhamit dhe Nuno Espirito Santo nga Nottingham Forest.

Related Posts