Barcelona është goditur nga një shpërthim i mundshëm i tuberkulozit, sipas raportimeve të fundit nga Spanja.

Megjithatë, situata në shtëpi është përkeqësuar, pasi është hapur një hetim i shëndetit publik në “Camp Nou” pasi një punonjës është diagnostikuar me tuberkuloz.

Sipas medias lokale El País, Agjencia e Shëndetit Publik të Barcelonës (ASPB) po heton një shpërthim të mundshëm të sëmundjes.

Hetimi nisi pasi një punëtor, që po punonte në rinovimin e stadiumit, shfaqi simptoma të përputhshme me tuberkulozin.

 Camp Nou ka qenë në rinovim e sipër që nga viti 2023.

Punonjësi iu nënshtrua analizave mjekësore, të cilat konfirmuan sëmundjen. ASPB ka përfunduar gjurmimin e kontakteve të punonjësit, dhe sipas raportit, janë testuar 23 persona.

Tre punëtorë të tjerë janë ende në pritje të rezultateve për të përcaktuar nëse janë të prekur.

ASPB do të konfirmojë një shpërthim vetëm nëse konstatohen të paktën dy raste të ndërlidhura të sëmundjes.

Tuberkulozi është një infeksion bakterial që prek kryesisht mushkëritë, por mund të përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit, si gjëndrat limfatike, kockat dhe sistemi nervor.

Sëmundja transmetohet nëpërmjet ajrit, kur një person i infektuar kollitet ose teshtin dhe mund të shërohet me antibiotikë.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles

Related Posts