Papërgjegjshmëri / Ditët e numëruara, por KQZ “bllokohet” në punëtori në mes zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është duke e “çarë” kokën për zgjedhjet e jashtëzakonshme që u shpallën para ditës ditësh.
Ndonëse ditët i kanë të numëruara për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, anëtarët dhe shumica e zyrtarëve të KQZ-së nuk do të jenë në ndërtesën e institucionit, por do të do të largohen nga Prishtina dhe do të “bllokohen” në punëtori disa ditëshe brenda vendit.
Paparaci ka siguruar vendimin e institucionit për mbajtjen e kësaj punëtorie, e cila do të fokusohet në “mësimet e nxëna nga zgjedhjet lokale 2025” dhe është planifikuar të zhvillohet nga 25 deri më 27 nëntor 2025.
Burime të Paparacit kanë thënë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që e ndalon KQZ-në të mbajë punëtori gjatë një procesi zgjedhor, por në kontekstin kur ditët janë të numëruara dhe zgjedhjet janë të parakohshme, kjo ngre disa pikëpyetje serioze për menaxhimin profesional të kohës.
Shkuarja a e KQZ-së në punëtori, pikërisht në javën kur fillojnë shumë operacione zgjedhore tregon joseriozitetin institucional dhe kjo mund të reflektohet në organizim të dobët, ka thënë ky burim.
Në vend të fokusimit të të gjitha resurseve në zgjedhje, më shumë se 30 zyrtarë të KQZ-së, do të “bllokohen” në punëtori.
























