Ka kaluar më shumë se gjysma e korrikut, por bizneset të cilat dolën në tregun e hapur energjetik ende nuk i kanë pranuar faturat e muajit qershor. Ndonëse nuk e dinë se sa do të paguajnë, bizneset janë të bindur se fatura do të ketë dallim shume fish më të madh se sa faturat që pranonin para tregut të hapur energjetik. Afaristi Ramiz Kelmendi, druan se KEK-u nuk do t’i faturoj bizneset pa lidhur një kontratë për furnizim, gjë e cila do të shkaktojë grumbullim të faturave.

“ Nuk na ka ardhë fatura, nuk i dijmë shpenzimet po e dijmë se do të dallojë për 100%,200% deri 300% më shumë…”, tha Kelmendi

As ZRRE por as KEK-u si furnizues i mundësisë së fundit për bizneset që dolën në tregun e hapur nuk kanë kthyer një përgjigje se pse bizneset ende nuk i kanë pranuar faturat. Shoqata e prodhuesve në Kosovë, mos shpërndarjen e faturave për muajin qershor për bizneset e ka quajtur përpjekje për të mos lënë gjurmë të dëmit të jashtëzakonshëm financiar që po u shkaktohet bizneseve në atë që u cilësua proces i paligjshëm dhe i dhunshëm.

Ndërkohë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha për rtv21 se mos shpërndarja e faturave për muajin qershor është dëshmi se Kosova nuk është gati për tregun e hapur energjetik.

Related Posts