Kiara Tito ishte e ftuara e radhës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën dhe karrierën profesionale.

Gjatë intervistës ndodhi një moment i papritur, kur moderatorja Ori Nebijaj vendosi të telefononte aktoren dhe ish-banoren e Big Brother VIP 2, Olta Gixharin, për të diskutuar një temë që po trajtohej në panel.

Telefonata solli edhe një moment miqësor midis dy ish-rivaleve të reality show-t.

Olta e përshëndeti Kiarën me shumë sportivitet dhe i dërgoi përshëndetje edhe partnerit të saj, Luiz Ejlli, me të cilin ajo nuk ka pasur kontakt pas përfundimit të spektaklit.

Megjithatë, reagimi i Luizit nuk vonoi. Fituesi i edicionit të dytë të BBV publikoi një reagim ironik në Instagram, duke vënë në dyshim spontanitetin e momentit:

“Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin në ekran, se sa bëri ajo të hapte telefonin. Krejt rastësisht dmth, meqë kështu ishte edhe tema,” ka shkruar ai.

Related Posts