Parashikimi i motit për të hënën, 09.02.2026
Të hënën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Përveç zonave malore, ku priten reshje bore, ato mund të paraqiten edhe në ultësira në zonën verilindore shumë vonë në mbrëmje, pak para ose rreth mesnatës.






















