Parashikimi i motit për të martën, 10 shkurt 2026

Të martën, në orët e para të ditës dhe gjatë mëngjesit, parashikohen reshje të izoluara shiu në disa lokalitete të vendit, ndërsa në zonat verilindore priten fjolla bore. Nuk përjashtohet mundësia që fjolla bore të shfaqen edhe në disa zona të tjera të Rrafshit të Kosovës.

Gjatë ditës do të mbizotërojnë vranësira të shpeshta, të shoqëruara me intervale të shkurtra me diell. Në orët e pasdites, e sidomos gjatë mbrëmjes, pritet intensifikim i reshjeve të shiut në shkallë vendi.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 15 deri në 33 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 4°C, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 11°C.

Related Posts