Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell e vranësira, ku pritet të ketë edhe reshje lokale shiu rreth mesditës dhe vonë në mbrëmje, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve kalimtare. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 42 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.

Related Posts