Parlamenti iranian ka miratuar vendimin për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar pas sulmeve amerikane në tre objekte bërthamore, tha të dielën një ligjvënës i lartë iranian.

Parlamenti ka arritur në përfundimin se Ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet”, tha gjeneralmajori Esmaeil Kowsari, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të parlamentit, në deklaratat e transmetuara nga televizioni shtetëror Press TV, raporton Anadolu Agency.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet si porta më e rëndësishme në botë për transportin e naftës.

Vendimi përfundimtar në këtë drejtim i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare”, shtoi Kowsari.

Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare shërben si autoriteti më i lartë i sigurisë së Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të dielën në mëngjes se forcat e tij bombarduan tre objektiva bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Sulmet erdhën si shkak i përshkallëzimit i fundit në një sulm ushtarak izraelit të mbështetur nga SHBA-të ndaj Iranit që nga 13 qershori, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse ndaj Izraelit.

Related Posts