Pas ngjarjes së rëndë në Rinas, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë zhvilluar kontrolle intensive në Fushë-Krujë.

Operacioni, i cili ka nisur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme dhe ka vijuar deri në orën 03:00 të mëngjesit, ka përfshirë pesë grupe të FNSH-së që kanë kontrolluar lokale, banesa dhe automjete të shumta, shkruan euronews.

Gjatë kontrollit janë ndaluar disa persona për verifikime të mëtejshme.

Kujtojmë se dje ndodhi një atentat me breshëri plumbash, që i mori jetën Gilmando Danit.

Related Posts