Ministrja e dorëhequr e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në Prishtinë janë lokalizuar mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovës.

Haxhiu tha se lokalizimi i mbetjeve mortore u bë pas dy ditëve të operacioneve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, përkatësisht nga ekipet mjekoligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX-it, me mbështetjen e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

“Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme dhe procesin e identifikimit”.

“Ky rezultat është arritur falë një pune të gjatë dhe të koordinuar analitike nga institucionet përkatëse, si dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar”, shkroi Haxhiu.

Më tej, ajo u shpreh se aktivitetet në kuadër të kërkimit të personave të zhdukur do të vazhdojnë në lokacione të tjera gjatë javëve në vijim.

Related Posts