Dafina Zeqiri, e cila ditë më parë u bë nënë për herë të parë, po shijon një periudhë tejet të veçantë në jetën e saj.
Këngëtarja e njohur nuk po heziton të ndajë me ndjekësit momente nga kjo fazë e lumtur, duke treguar emocionet dhe përjetimet e saj si nënë e re.
Në një paraqitje të fundit, Daffy ka zbuluar se ndjenja e të qenit nënë e ka bërë të ndihet më e bekuar se kurrë.