Sekretari britanik i Mbrojtjes James Heappey tha se në rast të ndonjë konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk do të ketë trupa britanike.
Heappey tha për Sky News se është i bindur se Rusia ka pozicionuar sisteme artilerie dhe raketash të cilat i mundësojnë asaj të nisë një sulm të befasishëm në Ukrainë.
Ai tha se ushtarët britanikë kishin marrë pjesë në misionin stërvitor në Ukrainë për vite me radhë dhe se ata kishin trajnuar mijëra ukrainasit gjatë asaj kohe.
“Kemi siguruar disa sisteme të armëve të mbrojtjes antitank dhe disa nga instruktorët tanë kanë shkuar atje për të ndihmuar në trajnimin e ushtarëve ukrainas me këto sisteme armësh. Megjithatë, nëse ka një konflikt me Rusinë, nuk do të ketë trupa britanike në Ukrainë”, tha Heappey.
Duke theksuar se Rusia është në një fazë ku mund të sulmojë papritur Ukrainën, Heappey tha se të gjithë qytetarët britanikë duhet të largohen urgjentisht nga Ukraina dhe të mos presin për evakuime ushtarake si ato që u panë në Afganistan këtë verë.
Duke njoftuar se trupat britanike do të largohen gjithashtu nga Ukraina këtë fundjavë, Heappey tha se asnjë ushtar britanik nuk do të marrë pjesë në konfliktet e mundshme në Ukrainë.
Ambasadorja britanike në Kiev Melinda Simmons gjithashtu tha në Tëitter se Ambasada Britanike vazhdon të kryejë aktivitetet e saj thelbësore.
“Do të qëndroj në Kiev dhe vazhdoj të punoj me ekipin e ngushtë”, tha Simmons./AA