Reperët Stresi dhe Don Xhon u pajtuan së fundmi nën ndërmjetësimin e Gani Gecin.
Dyshja u panë në një sofër bashkë me Gecin dhe miq të tjerë, teksa u zotuan “se do jenë shokë tash e tutje”.
E pas kësaj, nuk mungoi një ironi nga Stresi.
“Jemi në bisedime e sipër ta pajtojmë Adelina Ismailin me Leonora Jakupin”, shkroi ai duke i bashkëngjitur emoji qesharake.
Kujtojmë se Adelina dhe Leonora nuk flasin prej dekadash.